Vodafone Albania Sh.a. pasi u njoh me VKD Nr. 15, datë 22.02.2018 Për “Miratimin për këshillim publik të Dokumentit: Rregullimi i tarifave të sipërmarrësve me FNT në tregun me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare - Këshillim Publik 2”, ka shprehur si më poshtë, qëndrimin dhe komentet e saj me qëllim funksionimin e tregut përkatës në mënyrë sa më efikase, bazuar në një konkurrence sa më të ndershme dhe të drejtë.
A janë pasqyruar drejtë tarifat benchmark të vendeve të BE dhe BEREC për terminimin e thirrjeve në rrjetet celulare dhe përditësimi i tyre deri në korrik 2017 në seksionin 3?
Komisioni Europian ka rekomanduar Autoritetet Rregullatore të sigurojnë që tarifat të zbatohen në një nivel kostoje efiçente dhe simetrike. Në kontekstin e tregjeve me shumicë të terminimit të thirrjeve dhe duke pasur parasysh veçanërisht karakteristikat dhe problemet e konkurrencës dhe të shpërndarjes që lidhen me to, tarifa e kostos efiçente normalisht është ajo që rezulton nga një metologji BU-LRIC[1] e “pastër”. Kjo për arsye se modeli BU-LRIC ofron sinjalin e duhur të kostos te operatorët në mënyrë që të rrisin efiçencën si dhe kontribuon në shmangien e shtrembërimit të konkurrencës.
Komisioni Europian konsideron që metodat alternative si benchmarking të mund të aplikohen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, veçanërisht për shkak të burimeve të kufizuara (i cili sigurisht nuk është rasti i Shqipërisë), kur Autoriteti Rregullator nuk është në gjendje të finalizojë modelin “pure” BU-LRIC të kostos dhe kur Autoriteti Rregullator është në gjendje të provojë që rezultatet e metodologjisë së zgjedhur përputhen me Rekomandimin mbi Tarifat e Terminimit dhe me ato në një treg konkurrues. Pas korrikut të 2014, një Autoritet Rregullator që aplikon benchmarking duhet të provojë që zhvillimi i një modeli të duhur kostoje është objektivisht joproporcional.
AKEP ka pasqyruar drejtë tarifat sipas dokumenteve të BEREC dhe përditësimit të tyre deri në raportin e fundit të korrikut 2017. Megjithatë, edhe njëherë Vodafone shfaq shqetësimin e tij për sa i përket metodës së kryerjes së këtyre analizave. Në vend që të kryhet një analizë e përshtatshme dhe të përdoret një proces metodologjik kostoje, në përputhje me kuadrin rregullator, AKEP vazhdon të zbatojë një metodë të vjetëruar dhe të papërshtatshme (për MTR-të dhe FTR-të) si benchmarking.
A jeni dakord me propozimin e AKEP për aplikimin e metodës së përcaktimit të çmimit maksimal duke përdorur informacionin për tarifat në vendet e tjera (BE dhe BEREC), pra me tarifat e benchmarking?
Jo. Ashtu si Vodafone është shprehur gjithmonë, e vetmja mënyrë për të përcaktuar tarifat e terminimit është përmes një analize të bazuar në kosto dhe zhvillimit të metologjisë përkatëse. Prandaj, AKEP duhet të zbatojë një model të bazuar në kosto sipas veçorive të tregut të operatorëve shqiptarë dhe të karakteristikave specifike të tregut shqiptar. Benchmarking duhet të jetë vetëm një metodë e përkohshme dhe alternative ndaj asaj të bazuar në kosto; por, AKEP e ka kthyer benchmarking në të vetmen alternativë, pra në një rregull për çdo analizë. Kjo është e dëmshme për tregun dhe konkurrencën, pasi në terma afatgjatë, operatorët nuk duhet të tarifojnë në bazë të modeleve ekonomike të zhvilluara në vende të tjera me karakteristika të ndryshme nga ato të tregut dhe operatorëve shqiptarë.
Vodafone beson që tarifat e orientuara ndaj kostos dhe sigurisht simetrike, do të përmirësojnë konkurrencën, largojnë inefiçencën në treg, sjellin tarifa më të ulëta për përdoruesit fundorë dhe si rrjedhim shmangin nevojën për të ndërhyrë me masa rregullatore në tregun e pakicës si trafiku on-net/off-net. Në çdo rast, AKEP duhet të ketë gjithmonë parasysh ndikimin e tarifave dhe të ruajë ekuilibrin midis çdo reduktimi të këtyre tarifave dhe investimeve strategjike që garantojnë një infrastrukturë më të mirë, inovacion dhe kohëzgjatje të zhvillimit.
A jeni dakord që AKEP duhet të vazhdojë të përdorë si benchmark tarifën mesatare të terminimit në vendet e BEREC që kanë aplikuar modelin BULRIC të pastër (pure LRIC)?
Jo. Ashtu si më lart dhe sipas kuadrit rregullator të brendshëm dhe atij evropian– përkatësisht rekomandimi i Komisionit Evropian i 7 majit 2009 – deri më 31 dhjetor 2012:
Autoritetet Rregullatore duhet të caktojnë tarifat e terminimit të thirrjeve zanore në bazë të kostove të një operatori efiçent;
MTR duhet të jenë simetrike;
Vlerësimi i kostove efiçente duhet të bazohet në kostot aktuale dhe në përdorimin e një modeli të kostove afatgjata inkrementale nga poshtë-lart (BU-LRIC) “të pastër” duke ndjekur parimet e përcaktuara në rekomandim.
Duke qenë se standardi përkatës i kostos për vendosjen e tarifave të terminimit duhet të jetë BU-LRIC, i cili pasqyron koston e një operatori efiçent, në parim nuk duhet të ketë asimetri midis tarifës së operatorit/(ëve) që ushtrojnë aktivitet prej kohësh dhe tarifat e atyre që kanë hyrë më vonë në treg[2]. Kjo përputhet gjerësisht me Qëndrimin e Përbashkët të ERG-së për simetrinë[3], i cili deklaron se tarifat e terminimit normalisht duhet të jenë simetrike dhe që asimetria duhet të jetë e justifikuar si duhet.
I njëjti arsyetim përdoret nga AKEP gjatë analizës, ku veçanërisht seksioni 3 i referohet kërkesave të sipërpërmendura. Megjithatë, çuditërisht ai zbaton një metodë tjetër për përcaktimin e MTR-ve, gjë që sjell çorientim dhe lë vend për masa arbitrare.
Përveç kësaj, ligji shqiptar nr. 9918/2008 ka miratuar të njëjtën qasje, ku në të gjithë nenet që rregullojnë tarifat, ai specifikon detyrimin e orientimit ndaj kostos. Për shembull, në nenin 45 kërkohet që operatorët FNT të orientojnë tarifat drejt kostove për aksesin dhe/ose interkoneksionin dhe gjatë shqyrtimit të këtyre masave, duhet marrë parasysh gjithashtu investimi i kryer nga operatori, duke lënë një normë të arsyeshme fitimi mbi kapitalin e punësuar, përfshirë edhe riskun. Përveç kësaj, në nenin 53 kërkohet që kur operatorët përcaktojnë tarifat, duhet t’i orientojnë ato drejt kostos; duke shmangur kështu tarifat abuzive dhe antikonkurruese. Qëllimi i rregullimit të tarifave është shmangia e çdo sjellje antikonkurruese dhe e diskriminimit të përdoruesve fundorë dhe konkurrentëve në treg që mund të rezultojnë nga veprimet e operatorëve FNT. Gjithashtu, sipas nenit 55, gjatë rregullimit të tarifave, AKEP merr parasysh mbrojtjen e interesave të operatorit, tarifat e të cilit janë objekt i rregullimit, në mënyrë që tarifat që do të rezultojnë nga vendimi i AKEP-it të jenë të orientuara drejt kostos. E njëjta gjë është theksuar në nenet 56 dhe 57 dhe e gjithë kjo sipas parimeve kryesore të parashikuara në nenin 7 të ligjit ku nën titullin “Objektivat rregullatore” deklarohet se “AKEP-i ushtron funksionet në përputhje me parimin e ligjshmërisë, sipas këtij ligji dhe akteve të tjera normative, si dhe në përputhje me politikat sektoriale kombëtare të zhvillimit të komunikimeve elektronike e me marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e komunikimeve elektronike, ku Republika e Shqipërisë është palë.
“mbrojë konkurrencën në dobi të konsumatorëve dhe promovojë, sipas rastit, konkurrencën e bazuar në infrastrukturë” dhe
“promovojë investimin efiçent dhe inovacionin ne infrastruktura të reja dhe të përmirësuara, duke përfshirë garantimin që çdo detyrim aksesi të marrë mjaftueshëm në konsideratë riskun e ndërmarrjeve investuese dhe duke lejuar disa marrëveshje bashkëpunimi midis investitorëve dhe palëve që kërkojnë akses për të diversifikuar riskun e investimit, duke garantuar ruajtjen e konkurrencës në treg dhe parimin e mosdiskriminimit”.
Përveç kësaj, neni 13, paragrafi 1 i Direktivës së Aksesit deklaron se autoritetet rregullatore kombëtare marrin parasysh investimet e bëra nga operatori dhe i lejojnë atij një përqindje të arsyeshme vjetore mbi investime për kapitalin e përdorur, duke marrë parasysh risqet e përfshira.
Nga ana tjetër, në rastin e analizës së tregut për telefoninë fikse AKEP-i ka një qasje tjetër dhe në kundërshtim me atë që ka për MTR-të. Më poshtë disa pjesë nga analiza e tregut të telefonisë fikse:
Ulja e FTR […] përbën një reduktim jo-proporcional dhe që nuk i shërben promovimit të investimeve në infrastrukturë të rrjeteve fikse (telefoni dhe broadband) në Shqipëri, si dhe objektivave rregullatore në Ligjin 9918 […]
[…] përbën një reduktim të konsiderueshëm të kësaj tarife (46%) nga niveli aktual për të gjithë operatorët e rrjeteve fikse dhe në kushtet specifike të Shqipërisë për rrjetet fikse (shumë rrjete fikse dhe në madhësi shumë më të vogël se vendet e BE-së, pra me ekonomi shkalle shumë të kufizuar).
Me tej: […] AKEP gjykon që së pari nëpërmjet nxjerrjes në këshillim publik të dokumentit të analizës së tregut që miratohet me këtë vendim, njëkohësisht të vendosë të shtyjë aplikimin e reduktimit të parashikuar më 1.01.2018 për tarifat e terminimit (të të gjithë operatorëve të rrjeteve fikse) dhe tranzitimit të Albtelecom, duke vijuar me tarifat aktuale deri në afatin (dhe vlerat) që do përcaktohen në vendimet përkatëse që AKEP do të marrë për FNT dhe masat rregulluese pas këshillimit publik të dokumentit të miratuar me këtë vendim.
Si më lart, përveç shqetësimeve të ngritura mbi zbatimin e benchmarkut në vend të vendosjes së çmimeve të bazuara në kosto, ne kërkojmë nga AKEP të ketë të njëjtën qasje si për tregun e telefonisë fikse për sa i përket uljes së përshkallëzuar për MTR.
5. A jeni dakord me propozimin e AKEP-it për asimetrinë e MTR-së për Albtelecom në raport me dy operatorët e tjerë?
Përjashtimi nga simetria i justifikuar nga diferenca objektive e kostove të jashtme
Kur ka diferenca në kosto që vijnë për shkak të faktorëve të jashtëm jashtë kontrollit të operatorëve, tarifat asimetrike që pasqyrojnë diferencat e kostove mund të jenë të justifikuara. Për shembull, kur procesi i licencimit të spektrit nuk është kryer në ate mënyrë që të gjithë lojtarët aktiv në treg ti kenë blerë licencat e tyre me çmimet e tregut, zakonisht përmes një ankandi, operatorët mund të përballen më diferenca kostosh që janë jashtë kontrollit të tyre. Duke supozuar që këto diferenca kostosh janë vlerësuar si duhet, ato mund të justifikojnë një asimetri (kushtet e tregut të brendshëm mund të justifikojnë promovimin e simetrisë, edhe pse diferencat objektive të kostos ekzistojnë ende, ose diferencat e kostos mund të konsiderohen si shumë të pasigurta ose të kufizuara për t’u marrë parasysh). Megjithatë, organet rregullatore duhet të mendojnë sa më shpejt të jetë e mundur, nëse është e përshtatshme të eliminojnë diferencat e kostove si pasojë e shpërndarjes së frekuencave qoftë duke bashkërenduar dhënien e spektrit operatorëve, ose duke siguruar që licencat të merren me çmimin e tregut, në mënyrë që të eliminohet asimetria.
Vodafone pranon që MTR-të e rregulluara duhet të pasqyrojnë rrjetet me diferenca të pashmangshme kostosh. Shpesh diskutohet që kjo duhet të përfshijë pasojat e caktimit të spektrit të radiofrekuencave të ndryshme (p.sh. 900MHz vs. 1800MHz). Me rritjen e trafikut në rrjet, diferencat e kostos për shkak të caktimit të spektrit ulen me shpejtësi. Rritja e ndarjes së qelizave për shkak të vëllimeve në rritje të trafikut të rrjeteve celulare do të thotë që një proporcion më i lartë pikash kanë kapacitet të kufizuar (me më pak pika mbulimi respektivisht) dhe ka një diferencë më pak efektive të kostos midis rrjeteve 90MHz dhe 1800MHz.
Përjashtimi nga simetria për një periudhe kalimtare per hyrës shumë të vonë në treg
Fakti që një operator ka hyrë më vonë në treg mund të justifikojë një asimetri për një periudhë kalimtare. Duhen pasur parasysh avantazhet që ka lejimi i një hyrësi të ri që të rikuperojë kostot e tij efiçente, si dhe efektet e mundshme negative të një asimetrie të “paarsyeshme”.
Vodafone është në dijeni të faktit se shpesh diskutohet që operatorët që hyjnë vonë në treg nuk arrijnë kurrë të fitojnë mjaftueshëm pjesë të tregut pa ndihmën e një MTR-je më të lartë. Kjo për shkak të një sërë arsyesh të palidhura me ekonominë e shkallës, të tilla si mungesa e një brandi ekzistues, mungesa e aksesit në pikat “më të mira” të transmetimit, ose kostot e ndërrimit të pajtimtarëve. Shumica e këtyre pretendimeve janë subjektive, të pabazuara në prova reale; përkundrazi, ato shkurajojnë rritjen e hyrjeve të vona. Ne kemi një precedent të freskët me Plus Communications që nuk arriti kurrë të bëhet një operator efiçent.
Në fakt, pranohet që MTR-të asimetrike shtrembërojnë konkurrencën – sigurisht ato duhet ta bëjnë këtë në mënyrë që të “kompensojnë” për disavantazhet konkurruese me të cilat pretendohet se përballen hyrësit e vonë. Nëse MTR-të asimetrike nuk kanë pasur asnjë ndikim mbi konkurrencën, atëherë është e vështirë të kuptohet se pse duhet t’i përdorin organet rregullatore. Megjithatë, pretendohet gjithashtu që përfitimet që vijnë nga këto asimetri –në formën e rritjes së konkurrencës që vjen nga hyrësit e rinj që mund të dalin nga tregu- e justifikojnë ndërhyrjen[8].
Profesor Valletti shpjegon pasojat e një ndërhyrjeje të tillë:
Jo vetëm që këto kosto të larta do t’u mbulohen operatorëve më pak efiçentë, por do t’ua kalojnë ato operatorëve të tjerë celularë të cilëve u është dashur të terminojnë thirrjet me pajtimtarët e tyre. Si rrjedhim, kostot e operatorëve më efiçentë do të rriteshin në mënyrë të papërshtatshme. Paralelisht, kostot e operatorëve më pak efiçentë do të reduktoheshin nga tarifat më të ulëta të terminimit të operatorëve më efiçentë. Këto diferenca në kosto do të ndikonin në çmimet e pajtimtarëve. Kjo do të shtrembëronte më tej modelin e konkurrencës midis operatorëve celularë duke krijuar një rreth vicioz. Jo vetëm që operatorët më pak efiçentë do të mbroheshin ndaj efiçencës së tyre më të ulët, por do të fitonin relativisht ndaj operatorëve më efiçentë.
Kështu, rregullorja asimetrike e rrjeteve më të mëdha, që u kërkon vetëm atyre të reduktojnë tarifat e terminimit duke i nxitur rrjetet më të vogla që të vendosin tarifa më të larta terminimi, ka tendencën të shtrembërojë procesin e konkurrencës. Asnjë operator, ceteris paribus, nuk do të donte të bëhej më imadh se rivalët e tij; nëse kjo do të thoshte se ai do të penalizohej në fund në krahasim me rivalët e tij. Në një kontekst të ngjashëm, konkurrenca për tregun do të ndalej dhe çmimet ndaj përdoruesve fundorë do të ishin më të larta
Qiproja
është i vetmi vend anëtar i BE-së me MTR asimetrike pork u kjo e fundit është e justifikuar pasi I është dhënë hyrësit të ri në tregun celular (Primetel në 2014) për një periudhë prej 4 vjetësh (deri në 2018).
MTR-të asimetrike janë të parregulluara. Në fakt,
në Zvicër
MTR-të nuk janë rregulluar kurrë sepse vlen parimi i rregullimit ex-post. Kështu Autoriteti Rregullues mund të rregullojë vetëm MTR-të sipas ankesave nga një operator për shkelje të ligjit të konkurrencës.
Turqia
është I vetmi shtet që nuk ka konsideruar kurrë futjen e tarifave simetrike pa një arsye të qartë.
Duket se
draft masat e propozuara të AKEP-it I afrohen praktikës së Rregullatorit Turk në vend të atij të shteteve të BE-së.
6. A jeni dakord me propozimin e AKEP-it për aplikim asimetrie edhe për Telekom Albania në raport me Vodafone Albania për një periudhë një vjeçare?
Si u përmend më lart, qasja e AKEP-it ndaj aplikimit të çdo mase rregullatore pa analizat e duhura, udhëzimet përkatëse, studime gjithëpërfshirëse të tregut, lë hapësira për çdo masë abuzive dhe çon në një situatë absurde dhe të rrezikshme për sektorin dhe ekonominë shqiptare në përgjithësi. Nëse AKEP-i nuk ndjek udhëzimet dhe rekomandimet evropiane[10], por e orienton tregun tonë drejt praktikave abuzive jashtë tregut evropian, atëherë ne jo vetëm jemi duke shkelur detyrimet tona ligjore dhe angazhimin si Vend Kandidat për Anëtarësim në Evropë, por po japim edhe mesazhe të forta dekurajuese për investitorët potencialë dhe i largojmë ata aktualë.
Rasti më i fundit i propozimit të zbatimit të tarifave asimetrike ka ndodhur në Sllovaki ku rregullatori sllovak, RU, propozoi në nëntor të 2017 reduktimin e MTR-së në 0.825 eurocent/min si rezultat ishqyrtimit të dytë të modelit të tij LRIC të pastër nga poshtë-lart.
RU propozon gjithashtu vendosjen e një MTR-je asimetrike prej 0.908 Eurocent/min 10% me e lartë për Sëan Mobile, një hyrës i ri me 3.23% të tregut. Sëan Mobile hyri në tregun sllovak në tetor 2015. Që atëherë, ka zbatuar në mënyrë vullnetare MTR-të simetrike me tre MNO (operatorë të rrjeteve celulare) të tjera.
Asimetria në MTR nuk është më e zakonshme në BE. Vetëm Zvicra, Qipro dhe Turqia kanë
MTR asimetrike siç tregohet dhe nga harta dhe shpjegimi përkatës më lart. Rekomandimi i Komisionit Evropian në maj 2009 nuk i lejon autoritetet rregullatore të vendosin një MTR më të lartë për hyrësit e rinj. Në këtë rast, Autoriteti Rregullator duhet të tregojë që hyrësi i ri po operon nën shkallën minimale të efiçencës dhe përballet me kosto shtesë më të larta për njësi, krahasuar me operatorin model dhe që periudha e asimetrisë nuk duhet t’i tejkalojë katër vjetët.
Si BEREC
[1] Bottom Up Long-Run Incremental Cost është një model i bazuar në kostot aktuale që reflekton kostot e një operatori eficent
[2] Dokumenti i punës së stafit të Komisionit që shoqëron Rekomandimin e Komisionit në Trajtimin Rregullator të tarifave të Terminimit në telefoninë celulare dhe fikse në BE (shënim shpjegues).
[3] Qëndrimi i Përbashkët i ERG-së mbi simetrinë e tarifave të terminimit të thirrjeve fikse dhe simetrinë e terminimit të thirrjeve mobile
[4] “Rekomandimi i Komisionit Evropian 2009/396/KE datë 7 maj 2009 “Për rregullimin e tarifave të terminimit fikse dhe celulare në BE
[5] I njëjti arsyetim është paraqitur në dokumentin e ERG për qendrimin e përbashkët mbi simetrinë të tarifave të terminimit të thirrjeve fikse dhe celulare
[6] Komisioni pranon se, në raste të caktuara të jashtëzakonshme, një asimetri mund të justifikohet nga diferencat objective të kostove të cilat janë jashtë kontrollit të operatorëve në fjalë, si topologjitë e ndryshme të rrjetit për shkak të përdorimit të brezave specifikë të frekuencave (Case IT/2007/0659).
[7] Komisioni shjegon që “fakti që një MNO ka hyrë më vonë në treg dhe ka si rrjedhim një pjesë më të vogël të tregut mund të justifkiojë tarifa të larta terminimi per një periudhë të kufizuar kalimtare. Vazhdimi i përdorimit të një tarife më të lartë të terminimit nuk do të justifikohej pas një periudhe mjaftueshëm të gjatë për operatorin që t’u përshtatej kushteve të tregut dhe të bëhej efiçent dhe madje mund të dekurajonte operatorët më të vegjël nga zgjerimi i pjesës së tyre të tregut” (Rasti BE/2006/0433, Rasti FR/2006/0461)
[8] Kjo merret parasysh në modelimin e detajuar të autorëve si Peitz (2005), I cili thekson faktin se pavarësisht se tarifat asimetrike të terminimit mund te nxisin hyrjen në treg, ato rezultojnë në një humbje neto të mirëqenies ekonomike dhe reduktojnë incentivat e invenstimit për fimën e stabilizuar. Shihni Peitz, M. “Rregullimi asimetrik i aksesit dhe diskriminimi I çmimit në telekomunikacion”,Universiteti Ndërkombëtar I Gjermanisë, Shkolla e Administrimit të Biznesit, Dokument Pune 28/2005, janar 2005
[9] Valletti, T. “Rregullimi asimetrik I tarifave të terminimit cellular”, Imperial College Londër dhe Universiteti i Romës, dhejtor, 2006
[10] Neni 7 I ligjit nr.9918 datë 19.05.2008, I ndryshuar, parashikon që AKEP merr parasysh rekomandimet përkatëse dhe vendimet e
Komisionit Evropian dhe BEREC-it
[11] Opinioni i BEREC-it për fazën II të hetimit BoR (17) 251. Rasti SK/2017/2010 Tregu i shumicës për terminimin e thirrjeve zanore në rrjetet individuale celulare (tregu 2) në Sllovaki (masat)
[12] Më datë 24 tetor 2017, Komisioni Evropian dërgoi një letër me dyshime serioze duke hapur një fazë II të hetimit sipas Nenit 7a të Direktivës 2002/21/KE të ndryshuar sipas Direktivës 2009/140/EC

.