Vodafone Albania Sh.a. pasi u njoh me VKD Nr. 28, datë 27.12.2017 Për “Miratimin për këshillim publik të Dokumentit: Analizë e tregut të telefonisë fikse: tregjet me shumicë të terminimit dhe tranzitimit të thirrjeve në rrjetet telefonike publike fikse-Këshillim Publik”, ka shprehur si më poshtë, qëndrimin dhe komentet e saj me qëllim funksionimin e tregut përkatës në mënyrë sa më efikase, bazuar në një konkurrence sa më të ndershme dhe të drejtë.
1. A ka pasqyruar drejt AKEP zhvillimet ne tregun me pakice te sherbimeve të telefonise fikse?
VA nuk është dakord me konkluzionet e AKEP, te cilat te krijojne pershtypjen se tregu telefonise fikse ka permiresim te dukshem ne nivel konkurrence, nderkohe qe shifrat tregojne te kunderteten. Operatori Albetelecom vazhdon te dominoje haptazi ne forme monopolistike me tregun e pajtimtareve te telefonise fikse ne nivelin 71% si dhe ne tregun e thirrjeve telefonike ne nivelin 87%. Rrjedhimisht, operatori inkumbent dominon dhe ne te ardhura, nderkohe qe operatoret e tjere e kane te pamundur per te mposhtur hegjemonine e tij. VA është e mendimit se suksesi në tregun me pakicë varet, ndërmjet të tjerash, nga ndërhyrja rregullatore në tregun me shumicë, në mënyrë të tillë që edhe të nxitë investimet dhe të garantojë ndërveprueshmërinë për të eleminuar riskun e biznesit. Prandaj, një treg pakice dinamik sigurohet mbi bazën e një tregu me shumicë që funksionon si duhet dhe rregullohet sipas nevojës. Rregullimi ex-ante i vendosur në nivel shumice duhet të jetë i mjaftueshëm për të adresuar problemet potenciale të konkurrencës në tregun e lidhur me poshte me pakice (downstream). Sidoqoftë, nëse ndërhyrjet në tregun me shumicë kanë rezultuar jo të suksesshme, atëherë duhet të zbatohet testi i tre kritereve.
2. Cfare mendoni per konkluzionin e AKEP se nuk është e nevojshmë që tregjet me pakicë të telefonisë fikse të jenë objekt rregullimi ex-ante?
VA gjykon se ne parim tregjet e nivelit te pakices nuk duhet te pesojne nderhyrje rregullatore. Sic u përmend dhe më sipër dhe sipas kërkesave të Rekomandimit të Komisionit Europian 2014/710/EU, një treg pakice duhet te rregullohet në mënyrë indirekte nëpërmjet rregullimit të tregut me shumicë. Pra, nëse tregu i pakicës në fjalë nuk ka konkurrencë
efektive në prospektive në mungesë të rregullimit ex-ante, tregu korrespondues me shumicë duhet te jete objekt rregullimi ex ante sipas parashikimeve të Direktivës së BE 2002/21/EC. Nga ana tjetër, nëse tregu me pakicë ka konkurrencë efektive në prospektive në mungesë të rregullimit ex-ante në tregun përkatës korrespondues, kjo duhet ta cojë rregullatorin në përfundimin se rregullimi nuk është më i nevojshëm në nivel shumice. Në këtë rast, tregu përkatës me shumicë duhet të vlerësohet duke konsideruar heqjen e rregullimit ex-ante. Pavarësisht sa më sipër, AKEP është duke konsideruar në analizën e tregut të shërbimeve celulare nëse tregu i shërbimeve celulare me pakicë përmbush testin e tre kritereve (ky qëndrim na duket absurd duke qenë se tregu i shërbimeve celulare me pakicë është tepër konkurrues dhe nuk ështe pjesë e listës së tregjeve për rregullim ex-ante as në Rekomandimin e Komisionit Europian as në Rregulloren e AKEP), ndërsa në tregun me pakicë të telefonisë fikse AKEP nuk e merr parasysh testin e tre kritereve. Sipas parashikimit të Rekomandimit të BE 2014/710/EU, nëse AKEP gjen se ndërhyrja në tregun me shumicë ka qenë pa sukses, atëherë tregu përkatës me pakicë mund të bëhet objekt i zbatimit të masave ex-ante me kusht që të plotësohet testi i tre kritereve. Ne situatën aktuale ku ndodhet tregu me pakicë pa konkurrencë efektive si pasojë e dinamikave të ulëta të tregut dhe mungesës së ndryshimit në pjesët e tregut për operatorin inkumbent, VA është e mendimit se testi i tre kritereve plotësoshet.
Ky konkluzion mbështetet nga fakti se së pari, barrierat për hyrjen në treg janë të dukshme dhe deri tani asnjë lojtar tjetër nuk ka hyrë në treg dhe nuk ka asnjë marrëveshje që të indikojë se ka ndonjë lojtar (konkret apo potencial) që po konsideron hyrjen në treg. Arësyeja kryesore që barrierat e larta dhe të pakalueshme janë ende ekzistente është se infrastruktura fizike nuk mund të dublikohet lehtësisht dhe se ka kosto të larta për hyrjen në treg. Detyrimet ex-ante kundrejt Albtelecom do të garantonin se operatorët alternativë mund të aksesojnë rrjetin e inkumbentit dhe të ofrojnë shërbime të telefonisë fikse duke përdorur modele biznesi alternative. Këto opsione biznesi i mundësojnë hyrësve të rinj të shmangin kostot e larta në lidhje me shtrirjen e rrjeteve fikse. Së dyti, sic u përmend edhe më sipër nuk ka konkurrencë efektive sic tregohet nga shifrat dhe strukturat e tregut. Së treti, është e dukshme se ligji për konkurrencën dhe Autoriteti i Konkurrencës, pavarësisht ndërhyrjeve të tij janë të pamjaftueshëm për të trajtuar si duhet mungesën e konkurrencës efektive në tregun me pakicë.3. Cfare mendoni ne lidhje me ecurine e pjeseve te tregut te Albtelecom?
Sic u shprehem dhe me lart, operatori Albetelecom vazhdon te dominoje haptazi ne forme monopolistike me tregun e pajtimtareve te telefonise fikse ne nivelin 71% si dhe ne tregun e thirrjeve telefonike ne nivelin 87%. Eshte e vertete qe te ardhurat nga sherbimet e rrjetit fiks kane pesuar nje renie me 15%, por kjo renie nuk bazohet ne argumenta konkurrueshmerie
por ne faktor te jashtem si renia e ndjeshme e terminimit dhe tranzitimit te thirrjeve hyrese nderkombetare.
4. A jeni dakort me perfundimet e AKEP per perkufizimin e tregut perkates te terminimit te thirrjeve ne rrjet individual fiks?
Po. Operatori inkumbent ashtu si edhe cdo operator tjeter i telefonise fikse eshte dominant per terminimin e thirrjeve ne rrjetin e tij. Ky eshte dhe qendrimi i qarte i Rekomandimit te KE ne vitin 2003, 2007 dhe 2014, te gjithe praktikat e vendeve europiane dhe te rajonit si edhe qendrimi i AKEP i shprehur ne Rregulloren per Analizen e tregut.
5. A mendoni se të gjithë operatoret aktivë të rrjeteve telefonike publike fikse, permbushin kriteret per FNT ne terminimin e thirrjeve ne rrjetet e tyre individuale?
Po. Cdo operator i telefonise fikse eshte monopolist ne ofrimin e terminimit te thirrjeve drejt abonenteve te vet. Duke mos pasur zevendesueshmeri as ne kerkese as ne oferte per terminimin e thirrjeve ne nje rrjet specifik, cdo rrjet perben nje treg perkates dhe cdo operator i atij rrjeti ka nje pozicion monopolistik ne tregun per terminimin e thirrjeve ne rrjetin e tij.
6. Cfare mendoni per masat rregullatore per terminimin ne rrjetet fikse?
VA eshte dakord me qendrimin e AKEP lidhur me analizen e tregut te terminimit te thirrjeve zanore ne rrjetin e operatorit inkumbent, shpalljen FNT te tij, si dhe me masat rregullatore te propozuara nga AKEP per te.
Gjithashtu, VA i kërkon AKEP të monitorojë detyrimin për ndarjen e llogarive për produktet celulare dhe ato fikse që i janë kërkuar operatorit inkumbent nga Autoriteti i Konkurrencës sepse kjo mungesë monitorimi i jep Albtelecom mundësinë të zbatojë subvencion te terthorte (cross-subsidy) midis dy tregjeve. Gjithashtu, duhet te vendoset një masë rregullatore për ndarjen e llogarive midis tregjeve me shumice dhe pakice (upstream dhe downstream) pasi operatori inkumbent mund të zbatojë praktika të ngjeshjes se cmimit (margin squeeze) dhe cmimet nen kosto grabitqare (predatory pricing). VA mendon se mënyra e vetme për të monitoruar këtë sjellje ështe të vendosen masa ex-ante të tilla si marrja e miratimit të AKEP përpara hedhjes në treg të një produkti.
7. Cili është opinioni juaj në lidhje me skemën e re të reduktimit të FTR te te gjitha rrjeteve fikse dhe tranzitimit të thirrjeve në rrjetin Albtelecom.
Ne parim VA gjykon se uljet e forta dhe te menjehershme te tarifes se terminimit nuk i sherben qellimit te rregullimit dhe perben rrezik per qendrueshmerine financiare duke ndikuar negativisht ne nivel investimesh. Kjo qasje duhet te aplikohet gjithmone neper analiza ku rishikohen tarifat e terminit dhe VA e ka mbeshtetur si ne tregun e terminimit te telefonise se levizshme dhe ate fikse. Thene kjo, glide-path i propozuar nga AKEP duhet te reflektoje me korrektesi dhe barazi realitetin e ofruar nga praktikat europiane, kostot qe mbartin operatoret fiks perkundrejt atyre celulare dhe ne kete menyre te garantoje mosdikriminim krahasuar me benchmark-un e aplikuar ndaj operatoreve celulare. Kjo gje sigurohet duke ndjekur praktikat dhe direktivat Europiane ne lidhje me metodologjite e aplikuara nga shtetet anetare te BE-se per llogaritjen e tarifave te terminimit. Sic eshte parashikuar edhe ne raportin e 7 Dhejtorit 2017 BoR (17) 227 te BEREC dhe sipas Rekomandimit te Komisionit Europian 2009/396/EC date 7 Maj 2009 “mbi Trajtimin Rregullator te Tarifave te Terminimit Fiks dhe Mobile ne Vendet Anetare te BE” (“Rekomandimi”), entet rregullatore duhet te percaktojne tarifa terminimi bazuar ne kostot qe nje operator eficent peson. Po sipas ketij raporti vetem 6 nga entet raportuese perdorin benchmarking ne percaktimin e tarifave (pra jo sipas rekomandimit), por 5 nga keto perdorin Benchmarking bazuar ne Pure BULRIC dhe vetem Shqiperia perdor reference vetem Benchmark1. Gjithashtu, raporti i fundit i Cullen International “Tarifat e terminimit fiks dhe modeli kostove – operatoret inkumbent” parashikon se per shtetet anetare qe perdorin Pure LRIC FTR mesatarja eshte 0.09 Eurocent/min, ndersa mesatarja e thjeshte aritmetike e 27 shteteve anetare (perjashtuar Finlanden) eshte 0.13 eurocent/min.
Ne kete kuptim, niveli i FTR mbetet ende teper i larte krahasuar me kostot e operatorit eficent sipas metodologjise pure LRIC, si dhe krahasuar me tarifat e terminimit te thirrjeve ne rrjetet celulare, te cilat jane orientuar ne kostot e operatorit eficent sipas metodologjise pure LRIC, cka eshte ne kundershtim me praktiken e vendeve te BE, si me lart permendur, ku raporti FTR/MTR eshte ne nivelin mesatar 1:5 ne favor te MTR.
Sic edhe ju kemi vendosur ne dijeni ne menyre te perseritur, nga statistikat e BE rezulton se nivelet e MTR gjithkund jane ndjeshem me te larta se nivelet e FTR, ne nje mesatare prej 5 heresh. Me konkretisht, grafiku ne vijim pasqyron diferencat midis FTR dhe MTR per shtetet e BE, bazuar ne informacionin ofruar nga Cullen International (FTR eshte llogaritur per nje thirrje mesatare lokale ku tarifa per thirrje i referohet nje thirrjeje prej 3 minutash). Bazuar ne kete reference, VA vlereson se niveli i FTR te propozuara nga AKEP mbetet ende ne nivele shume te larta krahasuar me MTR, te cilat AKEP po i con ne kosto sipas modelit benchmarki pure LRIC dhe nje glide-path-i teper te mprehte. Ne kete kontekst, VA sugjeron qe FTR duhet te synoje qasjen e shpejte ne mesataren e benchmarkut te FTR sipas pure LRIC, njelloj si dhe vepruar me MTR.