I/E Nderuar,
Ju informojmë se ndërmjet shoqërisë Vodafone Albania SHA (në vijim “Vodafone”) dhe shoqërisë Tranzit SHPK (në vijim “Tranzit”) është nënshkruar Marrëveshja për Kalimin e Detyrimeve të Pashlyera, sipas të cilës Vodafone transferon detyrimet e pashlyera të klientëve të saj tek shoqëria Tranzit.
Në zbatim të kësaj marrëveshje, kalimi i detyrimit të pashlyer shoqërohet edhe me transferimin e të dhënave personale të nevojshme për mbledhjen e detyrimit nga ana e Tranzit, në përputhje me termat e përgjithshme të ofrimit të shërbimit të telefonisë së lëvizshme të Vodafone dhe parashikimet e ligjit nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Për informacione të mëtejshme në lidhje me termat e përgjithshme të ofrimit të shërbimit të telefonisë si dhe në lidhje me rregulloren e privatësisë së Vodafone vizitoni faqen:
https://www.vodafone.al/informacion-ligjor/informacion-i-pergjithshem-ligjor/.
Për çdo pyetje apo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni Vodafone (149 nga numrat me kontratë, ose 140 numrat me parapagesë) ose Tranzit (në numrat e telefonit 044533808; 044533800; 042249136).
Faleminderit,
VODAFONE ALBANIA SH.A