Njoftim i shoqërisë Vodafone Albania Sh.A.
Të nderuar Pajtimtarë,
Shoqëria Vodafone Albania njofton se, duke filluar nga data 9 Korrik 2025, do të ofrojë për pajtimtarët biznes me kontratë, një portofol të ri mobile broadband, me të dhënat si më poshtë:
Mobile Broadband Business on the Go 15 | Mobile Broadband Business on the Go 30 | Mobile Broadband Business on the Go 50 | Mobile Broadband Business on the Go Unlimited | |
|---|---|---|---|---|
Pajtimi mujor me TVSH | 1,200 Lekë | 1,500 Lekë | 1,800 Lekë | 2,300 Lekë |
Internet | 15 GB | 30 GB | 50 GB | Pa limit |
Përdorimi në Roaming | 800 Lek për çdo 5GB | 800 Lek për çdo 5GB | 800 Lek për çdo 5GB | Tarifë ditore 400/1,000 Lek |
Detaje për portofolin:
Të gjitha çmimet e lartpërmendura përfshijnë vlerën e T.V.SH.
Portofoli i mësipërm ofrohet me një ofertë promocionale për klientët e rinj, me 20% zbritje, nëse kombinohet me pajisjen ‘5G Mobile Broadband MU5001’.
‘Mobile Broadband Business on the Go Unlimited’, i kombinuar me pajisjen ‘5G Mobile Broadband MU5001’, përfiton 20% zbritje në vlerën e pajisjes dhe 20% zbritje në tarifën mujore të planit.
Nëpërmjet planeve më sipër, mund të dërgohen SMS kombëtare dhe ndërkombëtare me vlerë 12 Lek/SMS.
Pas konsumimit të njësive të internetit të paketës tuaj me shpejtësi 4G+/4G/3G ju do të keni internet pa limit, por me shpejtësi të reduktuar deri në 256 Kbps.
Pagesa fikse mujore do të aplikohet në fund të muajit. Pagesa mujore fikse për muajin e parë të aktivizimit do të llogaritet proporcionalisht me ditët e mbetura të muajit. Në rastin kur kërkohet çaktivizimi i Numrit të Celularit, pagesa fikse mujore do të llogaritet në përpjesëtim me ditët e kaluara të muajit. Përfitimet e planit tarifor do të jenë të plota pavarësisht datës së aktivizimit apo çaktivizimit.
Përfitimet e planeve nuk mund të transferohen në muajin pasardhës.
Përfitimet e planeve duhet të rigjenerohen plotësisht çdo datë 1 të muajit pa qenë nevoja që klienti të kryejë asnjë veprim.
Business on the Go Unlimited: Njësitë e internetit pa limit kanë një politikë të përdorimit të drejtë me 1TB.
Për planet Business on the Go 15, Business on the Go 30, Business on the Go 45, tarifimi i njësive të internetit në Roaming do të jetë 800 Lek për çdo 5 GB.
Për më shumë informacion, telefononi 140, vizitoni vodafone.al ose dyqanet Vodafone.